Presidenti turk Abdullah Gyl ka deklaruar se Turqia deshiron te kete marredhenie te mira me Serbine dhe se njohja e pavaresise se Kosoves nga Ankaraja nuk duhet te jete pengese per bashkepunim.

“Njohja e pavaresise se Kosoves, me popullin e te ciles Turqia ka lidhje te ngushta qe prej lashtesise, nuk eshte drejtuar kunder Serbise”, ka pohuar Gyl.

Komentet e tij presidenti turk i beri per nje te perditshme serbe, ne kuader te vizites dyditore te tij ne Beograd.

Gyl ka shtuar se per shpalljen e pavaresise se Kosoves u angazhua gjithe komuniteti nderkombetar.

Top Channel