Pakistan, ushtria shton sulmet ndaj talebaneve

25/10/2009 11:20

Ne Pakistan, qeveria po intensifikon kunderpergjigjen ndaj militanteve talebane te lidhur me Al Kaeden.

Prej disa muajsh edhe atje jane shtuar sulmet kamikaze. Se fundi, ushtria ndermori nje ofensive ne disa rajone te vendit ku aktiviteti taleban ishte me i ashper, ne bastionet e militanteve ne Vaziristanin Verior.

Sipas BBC, ushtria pakistaneze thote se ka marre kontrollin e qytetit Kotkai, vendlindjen e udheheqesit te talebaneve, Hakimullah Mehsud-it, vetem nje jave pas fillimit te ofensives.

Zyrtaret vendas thone se tre ushtare dhe kater militante jane vrare ne operacionin ushtarak per te marre kete qytet. 14 militante te dyshuar jane vrare ne rajonin fisnor Bajaur ne ate qe autoritetet pakistaneze thone se ka qene nje sulm i avioneve amerikane pa pilot.

Ofensiva ne Vaziristanin Jugor filloi si reagim ndaj sulmeve te militanteve ne te cilat u vrnne me shume se 200 persona vetem gjate ketij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA