Ndersa ne Shqiperi ze vend debati per ndarjen e hapesires detare, Athina zyrtare duket e shqetesuar per nje tjeter ceshtje qe ka te beje me detin Jon.

Pas informacionit te mbledhur edhe ne rruge diplomatike nga Italia, Greqia ka shprehur shqetesim per faktin se mafia italiane ka mbytur shume anije me lende radioaktive jo larg brigjeve greke, madje deri ne afersi te ishullit te korfuzit.

Sipas Ministrise se Ekonomise, jane marre informacione nga Roma zyrtare se shume anije me lende radioaktive jane mbytur ne perendim te ishujve greke te Jonit. Pala greke eshte vene ne alarm per evidentimin e zonave por edhe gjetjen e bashkepunetoreve te trafikanteve.

Athina ka dhene urdher te dyfishohen mostrat e peshqve per analiza. Hapesira detare mes Greqise dhe Italise monitorohet vetem dite e fundit prej radareve, pasi me pare nje gje e tille nuk kishte ndodhur.  

Top Channel