Kabul, fotoja e Obamas digjet ne proteste
25/10/2009 14:05
Rreth nje mije vete shumica studente protestuan ne Kabul kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Protestuesit dogjen foto te presidentit amerikan Barak Obama. Turma u mblodh ne qender te kryeyqytetit afgan, pasi sic raportojne korrespondentet e huaj, “ne Kabul u perhapen fjale se ushtaret e huaj kishin djegur nje liber Kurani.
Pasi kaloi neper rruget e qytetit, turma u ndal para selise se parlamentit, ku policia afgane qelloi ne ajer per te shmangur rremujat para institucionit. Selia e NATO-s ne Kabul nga ana tjeter pergenjeshtron cdo informacion mbi gjoja djegien e Kuranit nga pjesetare te forces se ISAF-it.
Top Channel