Iran, studenti gjuan me kepuce ish ministrin

25/10/2009 13:35

Te gjuash me kepuce nje njeri te rendesishem, ne Lindjen e Mesme tashme eshte kthyer ne mode.

Rreth nje vit pasi nje gazetar irakian goditi ish presidentin amerikan Xhorxh Bush, nje gjest i tille ndodh edhe ne Iran. Ish ministri i Kultures dhe Islamit, Mohammad Hossein Saffar Harandi eshte goditur me kepuce nga nje student gjate nje leksioni ne Universitetin e Teheranit, ku ai po perpiqej te bindte studentet se zgjedhjet e qershorit ishin te rregullta.

Lajmin e ben te ditur faqja ne internet e liderit te opozites, Mir Hossein Mussavi, mowjcamp.org. Nje video e publikuar ne Youtube tregon edhe protestat e studenteve ndaj vizites se ish ministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA