Bagdad, 130 viktima ne dy shperthime

25/10/2009 11:30

Rritet bilanci i dy shperthimeve te fuqishme qe tronditen Bagdadin mengjesin e sotem, dy sulme qe sic njofton policia e kryeqytetit irakian, kishin ne shenjester qeverine. (UPDATE)

Ne me pak se nje minute nga njera-tjetra, autobombat u hodhen ne ere para Ministrise se Drejtesise dhe selise se administrates rajonale te Bagdatit. Te pakten 130 persona gjeten vdekjen dhe mbi 500 u plagosen.

Zyrtaret thone se ky eshte sulmi me i pergjakshem ne Irak qe prej muajit gusht. Atentatet u denuan nga udheheqesit e Irakut, sipas te cileve, goditja e fundit tregoi edhe njehere se militantet kane si objektiv te demtojne procesin politik dhe qeverisjen ne Irak

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA