Gripi A, emergjence kombetare ne SHBA
24/10/2009 19:05
Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama e ka cilesuar si emergjence kombetare situaten e krijuar ne vend per shkak te gripit te derrit.
Permes nje deklarate per shtyp, Shtepia e Bardhe ka bere te ditur se Obama ka firmosur shpalljen e situates ne fjale.
Sipas burimit, ky vendim do te ndikoje nder te tjera tek pershpejtimi i shperndarjes se vaksinave, si dhe tek ndermarrja e operacioneve ne shkalle te gjere per te ndalur epidemine.
Organizata Boterore e Shendetesise beri keto dite bilancin e fundit te viktimave te gripit A, sipas te cilit mbi 5 mije persona kane vdekur dhe mbi 414 mije te tjere jane infektuar.
Top Channel