Angli, pranga te shumekerkuarit shqiptar

24/10/2009 18:10

Pas 13 vitesh ne arrati, skuadra e ekstradimeve ne Scotland Yard ka arrestuar nje te shumkerkuar shqiptar qe fshihej ne Angline veriore.

Sokol Sinani eshte prangosur ne shtepine e tij ne qytetin e Njukasllit pasi Interpol Tirana ka mundur te identifikoje vendin ku fshihej, duke njoftuar homologet britanike.

Nje zedhenes i Scotland Yard beri te ditur se i shume-kerkuari shqiptar fshihej ne Angli me indentitet te rreme, duke perdorur emrin Ismail Sinani.

Top-Channel ka mesuar se Sokol Sinani kishte zgjedhur si vend fshehjeje, nje lagje periferike ne qytetin e Njukasllit dhe se ishte i martuar me nje bashkeshorte britanike e quajtur Carol.

Sinani 37 vjec, ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi eshte denuar ne mungese nga gjykata e rrethit Kukes per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1996.

Per kete vrasje gjykata e Kukesit denoi me 20 vite burg te vellain e Sokolit, bashkeautorin ne krim, Afrim Sinanin, i cili pasi u arratis nga burgu Bences ne vitin 1997 ku vuante denimin, kerkoi azil ne Britanine e Madhe.

Afrim Sinani, i cili kishte perfituar permes mashtrimit qytetarine britanike, do te arrestohej ne Londer shtatorin e vitit 2006.

Gjykata e ekstradimeve vitin e shkuar e quajti te drejte kerkesen e shtetit shqiptar per ta ekstraduar. Kete vendim avokatet e Afrim Sinanit e apeluan, ne Gjykaten e Apelit e cila pritet te jape vendimin e saj gjate diteve ne vazhdim.

Mesohet se Sokol Sinani do t’i zhvilloje seancat gjyqesore te ekstradimit ne gjendje te lire pasi ka vene si garanci pasurore shumen prej 20 mije sterlinash.

Top Channel