Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka dhene garancine e tij se pronat e banoreve te fshatit Debellde nuk jane prekur nga nenshkrimi i marreveshjes kufitare me Maqedonine.

“Dua t’i siguroj se askush nuk e ka humbur pronen e vet. Prona e tyre eshte aty ku ka qene dhe pronesia nuk ka ndryshuar. Prona e tyre eshte e paprekshmedhe legjitime”, ka deklaruar Thaci.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise se tij, kryeministri kosovar e ka cilesuar si shume te rendesishme nenshkrimin e marreveshjes me Maqedonine, duke theksuar se ajo do te kontribuoje ne formimin e marredhenieve te mira fqinjesore.

Top Channel