Presidenti i Frances, Nicolas Sarkozy i ka derguar nje leter homologut kosovar Fatmir Sejdiu, permes te ciles ai shpreh konsideratat per perparimin e bere nga Kosova, duke theksuar se progresi i ka mundesuar shtetit te ri afirmimin ne komunitetin nderkombetar.

“Kosova ka kaluar nje rruge te gjate qe nga pavaresia e saj. Pergezime per progreset e konsiderueshme te arritura me pare dhe njeheresh per procesin aktual te decentralizimit, per t’i dhene secilit komunitet vendin e plote ne jeten publike. E di se mund te mbeshtetem tek ju per vazhdimin e perpjekjeve per te cilat jeni angazhuar”, shkruan presidenti Sarkozy.

Sipas tij, konkluzioni i fundit i arritur nga Prishtina per marreveshjen rreth percaktimit te kufijve me Shkupin eshte nje lajm i rendesishem per te gjithe rajonin.

“Shtetet e Ballkanit duhet te inspirohen nga ky shembull per te rregulluar mosmarreveshjet me mirekuptim dhe te kthehen se bashku nga e ardhmja e tyre e perbashket evropiane”, eshte shprehur me tej Sarkozy.

Top Channel