Kryetari i Aleances Kosova e Re, Behxhet Pacolli, gjate hapjes se fushates ne Gjilan ka premtuar se do te punoje per zhvillim ekonomik.
 

Pacolli ka kerkuar nga gjilanasit ka kerkuar te dalin ne zgjedhje, pasi sipas tij votat e tyre do te ndryshojne qeverisjen e deshtuar aktuale.
 
Kandidati i AKR-se per kryetar te Komunes se Gjilanit, Omer Daku, ka thene se me mbeshtetjen e bashkevendesve do ta ndryshoje qeverisjen aktuale.
 
Gjithashtu ai ka shtuar se do te jete i sinqerte dhe transparent ne punen e tij me te gjithe qytetaret.
 
“Do te jem modeli me i mire per te treguar se si qeveriset nje komune”, tha Daku.

Ne kete tubim jane prezantuar edhe kandidatet per Asamblene Komunale.
 
 

Top Channel