Drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Cakuli ishte i ftuar nga vete autori i emisionit satirik “Lajmet nga Cadra”, Laki Lazopulos.
Ne kete emision u dhane edhe disa sekuenca nga emisioni ‘Fiks Fare’, ku Lazopulos ishte i ftuar.
Laki Lazopulos eshte nje skenarist, regjisor, aktor dhe prezantues humorist ne shtetin fqinj, Greqi.
Ai eshte edhe aktor ne disa filma humoristike, por suksesin e tij me te madh e ka arritur keto dy vitet e fundit me emisonin “Lajmet nga Cadra” i cili transmetohet nga stacioni televiziv privat Alfa dhe qe mund te ndiqet dhe ne paketen satelitore te DiditAlb cdo te marte ne oren 20:00. Ky eshte emision humoristik me i shikueshmi ne Greqi sipas sondazheve.
Bashkepunimi i tij dhe emisionit “Fiks Fare” dhe zotit Lazopulos do te vazhdoje dhe me tema te perbashketa qe kane te bejne me jeten dhe problemet e emigranteve shqiptare qe jetojne ne Greqi si dhe me politiken qe ndiqet ndaj tyre.
Zoti Lazopulos eshte mik i shqiptareve duke mbrojtur shpesh te drejtat e tyre.
Top Channel