Historiani i njohur kroat, Ivo Banac, profesor i universitetit amerikan te Yale-it, ka deklaruar se pret qe epilogu i debatit per Kosoven ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise te jete ne favor te saj.

Banac, njohes i mire i ceshtjeve ballkanike, ka shprehur bindjen e tij se kjo gjykate thjesht do te konfirmoje ligjshmerine e pavaresise se Kosoves.

“Nuk mund ta mendoj se mund te jete ndryshe, pa marre parasysh qe Serbia dhe disa sponsore te saj, presin nje vendim krejtesisht tjeter. Por une mendoj se kjo nuk mund te vije ne konsiderate, sepse do te perbente nje precendent dhe njelloj kthese ne zinxhirin e marredhenieve nderkombetare”, ka deklaruar Banac.

Top Channel