Ende nuk ka informacione zyrtare rreth mundesise se zhdukjes se 15 kosovareve ne lumin Tisa te Hungarise. Policia hungareze ka bere te ditur se dyshon per mbytjen e 15 personave ne kete lum.

Nderkohe, qeveria e Kosoves ende nuk ka asnje informate zyrtare rreth kesaj tragjedie. “Jemi ne kontakt me autoritetet hungareze, me Interpolin dhe instanca te tjera. Por, deri ne kete moment nuk kemi asnje informate zyrtare”, ka deklaruar Memli Krasniqi, zedhenes i qeverise se Kosoves.

As Ministria e Puneve te Jashtme te Kosoves ende nuk ka nje informacion zyrtar per kete ceshtje. Kjo ministri ka derguar ambasadorin e Kosoves ne Vjene, Sabri Kicmari per te marre informata me te hollesishme.

Nderkohe, agjenci lajmesh hungareze transmetojne se policia e lokale dje pasdite ka gjetur nje trup te pajete ne lumin Tisa, por zyrtare te policise se ketij shteti nuk kane konfirmuar nese trupi i pajete i takon grupit te kosovareve qe supozohet se jane mbytur ne kete lume, duke u perpjekur te kalojne ilegalisht kufirin.

Top Channel