Dyshohet per 18 kosovare te zhdukur ne lumin Tisa, ne perpjekjet e tyre per te kaluar kufirin serbo hungarez. Lajmin e konfirmoi edhe Ministria kosovare e Puneve te Jashtme sipas se ciles vetem tre persona i kane mbijetuar kesaj tragjedie.

Behet fjale per Blerim Ramen dhe dy femijet e tij Erilda tre vjece dhe Rendi dy vjec. Ende nuk dihet per fatin e bashkeshortes se Blerim Rames, Elvira Jaha 23 vjece.

Ne nje bisede telefonike familjaret e Elvira Jahes pas kontakteve qe kane patur me dhendrin e tyre Blerim Rama tregojne per Top Channel se Blerimi bashke me dy femijet ndodhet ne nje strehimore ne Hungari jashte rrezikut per jeten.

Blerimi i cili fillimisht kishte kontaktuar me familjen e bashkeshortes u ka thene atyre se ne momentin e rrotullimit te barkes Elvira ka leshuar femijet nga duart per t’i shpetuar tragjedise, nje ze i ardhur nga bregu i lumit e ka bere Blerim Ramen te besoje se bashkeshortja e tij i ka mbijetuar tragjedise dhe kete ai ua ka transmetuar familjareve.

Ministria e Puneve te Jashtme nderkaq thote se autoritetet hungareze perveç tre te mbijetuarve dhe nje trupi te pajete te gjetur, nuk ka informacione te tjera, nderkaq nuk eshte gjetur as barka me te cilen kane udhetuar kosovaret.

 
 

Top Channel