Tirana “thyen hundet” ne Luz

22/10/2009 09:15

Luzi 2008 dhe Bilishti Sport jane dy surprizat e bukura te raundit te pare te  ndeshjeve te turit I te Kupes se Shqiperise, qe po zhvillon keshtu edicionin e saj te 58, pasi kane mundur respektivisht Tiranen dhe Apolonine.

Ne fushat e futbollit u luajten ndeshjet e para te raundit te pare te Kupes, ku marrin pjese 32 skuadra: 12 te Kategorise Superiore, 16 te Kategorise se Pare dhe 4 te Kategorise se Dyte.

Skuadrat jane ndare ne dy grupe me nga 16 pjesemarrese, prej te cilave do te dalin dy finalistet e ketij kompeticioni. Ne grupin e pare bie ne sy prania e Tiranes, Beses dhe Dinamos, qe do te duhet perplasen me njera-tjetren pa arritur ne finale. Ndersa ne grupin e dyte Vllaznia, Apolonia, Flamurtari, Skenderbeu dhe Teuta pretendojne te dalin ne finale. Rezultati surprize i ketij raundi, zhvilluar te merkuren e 21 tetorit 2009, ishte humbja e Tiranes kampione ndaj Luzit te Kavajes, ne fushen e ketij te fundit, ekip i Kategorise se Dyte.

3-1 kane fituar vendasit, duke u dhene nje leksion te mire bardhebluve, qe duhet t’i bejne llogarite mire per ndeshjen e kthimit, pas dy javesh ne kryeqytet.

Ndeshja u zhvillua ne nje atmosfere festive ne fshatin e vogel te rrethit te Kavajes. Ndeshjen e ndoqen te dy presidentet e klubeve respektive, Lusha  i Luzit dhe Halili i Tiranes.

Takimi nisi me nje minute heshtje ne kujtim te bashkeshortit te ndjere te donatores se Tiranes, Shefikat Ngjela, Filip Ngjela, te ndare nga jeta ne Nju Jork te Shteteve te Bashkuara.

Tirana e kishte nenvleresuar kete ndeshje, pasi kishte zbritur ne fushe me nje ekip te nivelit te dyte, ku nuk mungonin shume emra te rinj.

Por ne fakt, gjithçka rezultoi krejt ndryshe. Ndeshja u duk se do te jete jo e veshtire per 13 here fituesit e Kupes se Shqiperise, pasi nisi mire me golin e Jetmir Sefa ne minuten e 14-te, por pa kaluar ende dy minuta, Bejko ne te 16-en, barazoi per Luzin.

Fagu ne minuten e 42-te dhe Gega 62-te me pas, kompletuan triumfin historik te Luzit te Kategorise se Dyte ndaj klubit me me shume trofe ne Shqiperi. Ne ndeshjen e kthimit (4 nentor 2009), Tiranes i duhet te fitoje te pakten me dy gola diference, 2-0, ose me 3 gola diference (4-1, 5-2), ne rast se finalistet e sezonit te kaluar te Kupes se Shqiperise synojne kualifikimin.

Gjithsesi, sido qe te jete fati i metejshem i Luzit ne aventuren e tij ne Kupen e Shqiperise, fitorja e bujshme 3-1 ndaj 24 here kampioneve ne Shqiperi do te mbetet ne historine e klubit simpatik, ashtu si edhe stervitja e Kombetares shqiptare.

Humbje te papritur, per nga rezultati, 3-1, ka pesuar edhe Apolonia ne Bilisht, nderkohe qe Vllaznia, fale kembeve te sulmuesit te saj, Bala, ka shperthyer 4-0 ndaj Tomorit, ne Berat. Ndeshja Vlora-Teuta nuk u luajt, per shkaqe objektive. Nje tjeter surprize mund te konsiderohet fitorja 2-1 e Kamzes ndaj Elbasanit. Ndersa ndeshjet e tjera respektuan hierarkine e peshes se skuadrave perkatese ne futbollin shqiptar.

Top Channel