Somali, perleshje ne Mogadisho, 17 te vrare
22/10/2009 10:50
Te pakten 17 civile te vdekur dhe mbi 35 te plagosur, disa prej te cileve ne gjendje te rende, eshte bilanci i luftimeve te dhunshme te regjistruara ne Mogadisho.
Gjithcka nisi me nje bombardim te dhunshem te kryer nga militantet e grupit Shebab, i konsideruar si krahu i armatosur i deges somaleze te Al Kaedes.
Sipas mediave nderkombetare, militantet sulmuan aeroportin e kryeqytetit, ne momentin kur presidenti Sheikh Sharif Ahmet do te nisej per ne Uganda, ku sot mbahet nje samit i jashtezakonshem i Unionit Afrikan.
Per fat te mire presidenti ka shpetuar nga sulmi dhe ka vazhduar rrugen e tij, shtojne me tej burimet.
Top Channel