Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i shoqeruar nga kryeministri Thaci dhe ambasadori amerikan Christopher Dell, i ofroi KQZ-se mbeshtetjen e institucioneve te Kosoves per zgjedhjet e 15 nentorit.

Sejdiu ka deklaruar se ky proces eshte me i rendesishmi pas shpalljes se pavaresise dhe ka shprehur bindjen se ai do te arrije standartet e kerkuara.

“Besojme se kete proces, qe eshte sfida me e madhe pas pavaresise, do ta kapercejme si duhet”, ka deklaruar Sejdiu.

Edhe Thaci me ambasadorin amerikan shprehen bindjen e tyre se institucionet kosovare do ta kalojne me sukses kete provim te rendesishem.

Top Channel