Pakistani mohon lidhjet me Jundullah

22/10/2009 04:15

Pakistani ka hedhur poshte akuzat dhe pretendimet e Iranit se strehon dhe ndihmon grupin pergjegjes per sulmin qe shkaktoi 42 viktima pak dite me pare ne krahinen e Bulekistanit.

Pas ambasadorit pakistanez edhe ministri Brendshem ne Islamabad, Rehman Maliki eshte shprehur se vendi i tij nuk ka kurrfare lidhjeje me rebelet suni te Jundullahut dhe as me te shumekerkuarin prej Teheranit, Abdul Malik Rigi dhe se ky i fundit ndodhet i strehuar ne fqinjn e perbashket, Afganistan.

Nderkaq, kreu i Gardes Revolucionare, Ali Xhafari ne nje interviste per televizionin shteteror iranian ka deklaruar se hetuesit qe po merren me zbadhjen e sulmit kamikaz, kane gjetur prova te mjaftueshme se rebelet suni te Jundullahut kane lidhje dhe mbeshteten nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Pakistani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta