Qeveria suedeze ka liruar nga burgu ish-presidenten e republikes separatiste serbe te Bosnje e Hercegovines, Biljana Pllashvic.

Pllashvic eshte denuar nga gjykata e Hages per krime kunder njerezimit, pasi ka qene person me ndikim ne Partine Demokratike Serbe te Bosnjes, e cila organizoi spastrimin etnik ndaj myslimaneve dhe kroateve gjate viteve 1992-95.

Qeveria suedeze e ka argumentuar lirimin e saj me pretendimin se ajo ka vuajtur dy te tretat e denimit te saj 11 vjecar, qe i eshte dhene nga gjykata nderkombetare e Hages.

Praktika juridike suedeze thote se i denuari duhet te kryeje dy te tretat e denimit te dhene.

Top Channel