Diego Armando Maradona nuk ben asnje hap pas, duke treguar se edhe pse ne pozicionin e trajnerit ai ka te njejtin karakter si shume vite me pare.
Ofendimi dhe shfryrja e tij ndaj gazetareve pas fitores se Argjentines ne Uruguaj ka hapur nje spirale te gjate polemikash qe perfundon ne dyert e FIFA-s, e cila mund te ndermarre masa disiplinore ndaj Maradona-s. Por ish sulmuesi nuk trembet as nga deklarata e Blatter, duke ritheksuar se ai moment ka qene nje shfryrje.
“Nese do ngeleshim jashte boterorit i pari ndaj te cilit do te shfryheshin isha une”, thekson El Pibe D’Oro. Ne vijim, ai rrefen nje prapaskane interesante te gjithe kesaj historie. “Pyeta mamane nese kisha gabuar por ajo me tha se gjithcka ishte ne rregull. Eshte e vertete qe thashe dicka ndaj se ciles ndihen te fyer shume vete, por e thashe ne nje orar kur femijet flene gjume”, shton Maradona.
Ne vijim te intervistes, trajneri nuk le pa permendur edhe zhgenjimin qe ka marre nga disa lojtare te klasit te larte. “Jeta ime eshte kombetarja. Tani qe arritem kualifikimin do flas me Messi-n, Veron, Mascherano-n e Hainze-n. Nga ata pres me shume”, pohon Maradona.
Top Channel