Kine, GDP-ja rritet me 8.9 perqind
22/10/2009 10:35
GDP-ja ne Kine ka regjistruar nje rritje te konsiderueshme prej 8.9 perqind ne tremujorin e trete te vitit, fale masave stimuluese te ndermarra nga qeveria.
Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale, sipas te cilave rritja ka ardhur edhe si pasoje e rritjes se investimeve dhe huave bankare, qe kane kompensuar renien e eksporteve.
Behet fjale per nje rritje te shpejte krahasuar me dy tremujoret e meparshem, kur u konstatua zgjerimi i ekonomise se gjigandit aziatik me 6.1 perqind dhe 7.9 perqind.
Pekini zyrtar duket se do te mbaje keshtu premtimin per nje rritje ekonomike prej 8 perqind, te caktuar nga qeveria per vitin 2009.
Top Channel