Ish-lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic iu ka derguar gjyqtareve te gjykates se Hages nje leter ne te cilen ka njoftuar planin e tij per te bojkotuar hapjen e procesit ku eshte i pandehur.

Karaxhic akuzohet per krime lufte, krime kunder njerezimit dhe genocid, te kryer gjate luftes se Bosnjes ne vitet 1992-1995.

Seanca e pare e procesit, qe do te drejtohet nga gjyqtari O-Gon Kwon eshte caktuar per te henen e ardhshme, me 26 tetor.

“Me kete leter ju informoj se mbrojtja ime nuk eshte gati per ne procesin ndaj meje qe duhet te filloje me 26 tetor. Per pasoje, nuk do te paraqitem para jush ne kete date”, eshte shprehur Karaxhic ne letren e tij.

Top Channel