Komisioni Europian, institucionet financiare nderkombetare dhe vendet antare te BE-se kane rene dakord per te vene ne dispozicion 1 miliard euro per investime ne Ballkan.

Objektivi eshte koordinimi i burimeve te ndryshme financiare, hua dhe grante, per projektet prioritare ne Shqiperi, Kosove, Kroaci, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Mal te Zi.

Per t’u financuar nga ky fond, aplikuesit e vendeve te rajonit duhet te perpilojne nje projekt i cili duhet te marre parasysh si nevojat e vendit, ashtu dhe prioritetet e BE-se.

Fokusi kryesor eshte zhvillimi i infrastruktures, ku perfshihen ndermarrjet e vogla e te mesme, efikasiteti energjitik, sektori social dhe investimi.

Financimi konsiderohet pjese e Struktures se Perbashket te Grantit. BEI, BERZH dhe Banka e Keshillit te Europes kane premtuar te japin 10 milione euro secili per asistence teknike dhe perkrahje te tjera, ne perputhje me procedurat e brendshme perkatese.

Komisioni Europian deri me tani ka dhene rreth 110 milione euro per mbeshtetje financiare te projekteve te infrastruktures komunale dhe asistences teknike dhe Banka e Keshillit te Europes deklarohet per te rritur kreditimin e saj ne rajon per projekte sociale.

Ne komunikaten per shtyp, Komisioni Europian shprehet se Marrveshja do te nenshkruhet javet e ardhshme.

Top Channel