Falsifikojne dokumentet e pronesise, dy shtetas bien ne prangat e bluve te Vlores.
Burime zyrtare te policise bejne te ditur se ne kuader te operacionit te koduar, “Drejtesi e Vonuar”, eshte ndaluar Dhimiter Tocaj, 48 vjec, lindur e banues ne lagjen “Pavaresia” te qytetit te Vlores.
Te njejtat burime saktesojne se Tocaj dyshohet qe ka bere falsifikim dokumentesh, per te perfituar disa prona ne Qarkun e Vlores. Ndersa ne Sarande eshte vene ne pranga Tefik Ismaili, 51 vjec, lindur ne Sarande dhe banues ne fshatin Gjashte te ketij rrethi. Sipas policise, ndalimi i 51-vjecarit eshte bere per vepren penale “falsifikim dokumentesh”.
Blute bejne te ditur se nga hetimet e kryera ka rezultuar se Ismaili ka arritur te perfitoje ne menyre te paligjshme rreth 250.000 m2 toke ne fshatin Gjashte dhe ne Ksamil. Keto prona 51-vjecari i kishte regjistruar prane Zyres Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Sarande.
Top Channel