Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka vijuar me fushaten elektorale ne Prizren, ku ka premtuar 170 milione euro investime.

Duke prezantuar kandidatin e PDK-se per kete zone, Thaci ka deklaruar se ky nuk do te mbetet vetem nje premtim, por nje zotim i qeverise.

Thaci ka dhene gjithashtu garancine e tij se do te mbeshtese te gjitha projektet e kandidatit te partise se tij per komunen e Prizrenit, Ramadan Muja.

“Cdo projekt qe do te mendoje Ramadan Muja, do te kete mbeshtetjen e qeverise se Kosoves”, ka deklaruar Thaci.

Nga ana e tij kandidati i PDK-se u ka premtuar qytetareve te Prizrenit se do te punoje me shume per te ngritur kete qytet, tani qe ne te do te hapet edhe nje universitet.

Top Channel