Shkupi nis procedurat per ambasadorin
21/10/2009 16:10
Ministria e Jashtme e Maqedonise ka njoftuar se se shpejti do te filloje procedurat per emerimin e ambasadorit te Maqedonise ne Kosove.
Qeveria ka bere te ditur se gjate javes se ardhshme do te filloje firmosja e marreveshjeve dypaleshe mes Shkupit dhe Prishtines, te cilat i hapin rrugen thellimit te bashkepunimit ekonomik dhe atij tregtar, por edhe te marreveshjeve ne fusha te tjera midis dy vendeve fqinje.
Nderkohe, kryetari i Lidhjes Socialdemokrate te Maqedonise, Branko Cervenkovski e ka vleresuar si shume pozitiv demarkacionin e kufirit ndermjet Kosoves dhe Maqedonise.
Top Channel