SHBA, “ok” e Senatit per reformen shendetesore

21/10/2009 08:35

Reforma shendetesore ne SHBA ka kaluar nje tjeter pengese te madhe duke marre miratimin paraprak te Senatit.

Suksesi i presidentit Obama mesa duket eshte duke u finalizuar, pasi edhe dhoma me e larte e legjislativit e ka nisur me kemben e mbare. 60 vota pro dhe 40 kunder reformes se shumeperfolur i japin te drejte administrates demokrate te vazhdoje punen intensive per ta aplikuar sa me shpejt kete reforme, e cila eshte nje nga premtimet me te medha te Obama-s gjate fushates elektorale.

Obama deshiron qe reforma te miratohet perfundimisht brenda Krishtlindjeve. Aplikimi i kesaj reforme parashikon shpenzimin e miliarda dollareve nga buxheti dhe republikanet e kane kundershtuar ashper.  
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA