Serbia furnizon nje pjese te veriut te Kosoves me energji elektrike. Kjo, pasi Koorporata Energjitike e Kosoves ka shkycur kater komunat veriore te Kosoves per shkak se punetoret serbe te KEK-ut ne ate pjese nuk kane respektuar reduktimet e energjise elektrike sipas planit ABC.

Rrjedhimisht disa here radhazi ka ardhur deri tek mbingarkesa e sistemit te transmisionit ne pjesen qe furnizon nenstacionin e veriut dhe i njejti dhunshem eshte ndalur nga puna, nje gje kjo qe sipas zyrtareve te KEK-ut ka rrezikuar nje pjese te madhe te Kosoves jo vetem veriun.

“Ata jane te detyruar te bejne furnizimin sipas kategorive. Por duhet t’i permbahen urdherave, nese s’e bejne kete ne do ta nderpresim”, deklaron Viktor Buzhala, zedhenes i Koorporates Energjitike te Kosoves.

Pas shkycjes se bere nga KEK-u, te marten ne mesdite nje pjese e veriut te Kosoves eshte kyçur ne rrjetin energjitik te Serbise permes larg perçuesit te Novi Pazarit.

Behet fjale vetem per 1/3 –at e popullsise, sepse kapaciteti i larg perçuesit te Novi Pazarit per te futur rryme ne veri eshte vetem 20 megavate, nderkohe qe kerkesa shkon deri ne 60 ore energji elektrike.

Mediat serbe nga ana tjeter shkruajne se autoritetet serbe kane paralajmeruar ndaljen e ujit nga hidrocentrali i Ujmanit, i cili furnizon termocentralin Kosova A dhe Kosova B. Por burimet thone se nje gje e tille nuk mund te behet sepse ekziston nje kontrate me KFOR-in qe e ndalon nje veprim te tille.

Top Channel