Peres kunder raportit te OKB-se
21/10/2009 03:55
Presidenti izraelit Shimon Perez ka cilesuar si te arbitrar dhe te padrejte raportin e OKB-se mbi ofensiven e dhjetorit te shkuar te ushtrise hebraike ne Rripin e Gazas.
“Raporti i OKB-se eshte i rrezikshem. Organizata duhet te mbroje popujt qe luftojne terrorizmin dhe jo terrorizmin. Ne kurre nuk kemi i kemi kerkuar popujve te tjere te luftojne perkrah nesh por te drejten e vetembrojtjes e ka cdo popull dhe nuk diskutohe”, ka deklaruar per CNN presidenti izraelit Shimon Peres.
Ne raportin e OKB-se ofensiva ushtarake izraelite e dhjetorit te shkuar cilesohet si “veprim i ngjashem me krime lufte”.
Top Channel