Partia Demokratike e Kosoves ka hapur fushaten zgjedhore ne Ferizaj.

Kandidati i PDK-se ne Ferizaj Bajrush Xhemajli u ka premtuar qytetareve te kesaj komune per investime ne projekte kapitale.
 
Ndersa kryetari i PDK-se Hashim Thaçi i bindur ne fitoren e Xhemajlit i ka premtuar atij se do te ndihmoje me rreth 120 milione euro per projektet e ardhshme.
 
Per me teper Bajrush Xhemajli, iu ka pretuar qytetareve ferizajas se nese serish do te jete ne krye te kesaj komune, eshte i gatshem te jete sherbyes i tyre besnik.
 
PDK-ja ka prezantuar edhe 44 kandidatet per Asamblene Komunale te kesaj komune.
 
Edhe Ramush Haradinaj ka vizituar Pejen, ku i ka premtuar banoreve celjen e 2500 vendeve te punes nese fiton AAK.

Lideri opozitar Ramush Haradinaj ftoi qytetaret e Pejes ta votojne AAK-ne ne nivelin lokal, dhe te njejtin veprim ta bejne edhe ne zgjedhjet e pergjithshme duke votuar per qeverine Haradinaj.
 
Nenkryetari i AAK-se Blerim Shala i quajti te kota premtimet e kryeministrit Hashim Thaçi per investime qe kapin shuma te medha parash ne komunat e Kosoves.

Kryetari aktual i Pejes i cili rikandidohet edhe per nje mandat tjeter nga AAK- Ali Berisha prezantoi para qytetareve te ketij qyteti projektet qe do ti kete komuna per kater vitet e ardhshme.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta