Tensionet politike qe kane perfshire Keshillin Bashkiak Patos, kane bere qe levizjet financiare te bashkise per disa sherbime sociale mos te realizohen.
Nderkaq mesohet se Bashkia e Patosit po perballet me nje krize te vertete financiare. Prej dites se premte, bashkise i eshte shkeputur energjia elektrike, per shkak se nuk ka shlyer detyrimet per muajt tetor-nentor.
Per pasoje sherbimi i pajisjes me certifikata apo vertetime eshte nderprere. Energjia eshte nderprere dhe ne cerdhet e kopshtet e qytetit. Sipas burimeve zyrtare nga bashkia, mesohet se po vihet ne rrezik edhe ushqimi per femijet e kopshteve e cerdheve.
Nderkaq, vec mospagimit per me shume se dy muaj te punonjesve te Ndermarrjeve te Gjelberimit dhe Pastrimit, te cilet shkaktuan edhe bllokimin e keshillit bashkiak, jane edhe familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike, ata qe kane paralajmeruar me protesta.
Behet fjale per me teper se 380 familje te varfra, te cilat prej muajsh nuk kane marre perkrahjen sociale. Sipas burimeve nga qyteza e Patosit, keto familje qe trajtohen me ndihme ekonomike nga shteti, kane tre muaj pa u paguar. Ata kane pritur me shprese dhe ndersa festat e fundvitit po afrohen, jeta e tyre e varfer eshte bere edhe me e veshtire. Perfaqesues te ketyre familjeve i jane drejtuar bashkise gjate javes se kaluar.
Ata kane marre takim me kryetarin Bardhi Meli, i cili u ka shpjeguar se gjithcka eshte bllokuar si shkak i mosfunksionimit te keshillit bashkiak. Fondi i ndihmes ekonomike miratohet ne keshillin bashkiak dhe bojkoti i ketij te fundit per me teper se dy muaj ka shkaktuar vonesat ne levrimin e parave. Familjet e varfra perballe nje mungese te theksuar shprese jane shprehur se do te hidhen ne protesta.
Ata kane njoftuar edhe autoritetet perkatese, se paraditen e se henes do te protestojne perpara bashkise. Kjo situate nuk dihet se sa do te zgjase. Ceshtja e Keshillit Bashkiak Patos ka mberritur ne gjykate dhe deri ne shprehjen e kesaj te fundit, asnje nga dy keshillat e formuar nuk do te mund te mblidhet.
Top Channel