Kupa e Shqiperise, sot ndeshjet e turit te pare

21/10/2009 08:10

Futbolli shqiptar nuk do t’u mungoje sportdashesve te tij as kete mesjave, pasi skuadrat do te jene te impenjura sot ne ndeshjet e para te turit I te Kupes se Shqiperise ne edicionit e saj te 58-te.

Pas tureve eliminatore te skuadrave modeste, tashme ka ardhur momentin qe kompeticioni i dyte per nga prestigji ne futbollin tone te hyje ne nje faze ku gjerat duhen marre seriozisht. 32 skuadrat jane ndare ne dy grupe A dhe B dhe shorti ka percaktuar duele te lehta ne leter per te medhenjte e Superiores.

Akoma me i lehte konstatohet shorti per Tiranen dhe Dinamon, te cilat do te perballen me dy skuadra te Kategorise se Trete, perkatesisht Luzin dhe Mamurrasin. Te gjitha skuadrat e tjera kryesore ne Grupin A kane “peshkuar” kundershtare nga Kategoria e Pare dhe duhet te derdhin djerse per kalimin e turit.

Vllaznia e Grupit B pritet ta kete pak me te veshtire, pasi do te ndeshet sot ne Berat me Tomorin. Si Tirana ashtu edhe Vllaznia nuk kane aspak ndermend ta nenvleresojne kete kompeticion. Duke pare paraqitjen e tyre zhgenjyese ne keto jave te para te kampionatit, ku jane thuajse larg luftes per titull, objektivi i tyre i fundit eshte pjesemarrja ne Kupat e Europes. Por ne Europe mund te shkohet ne menyre komode edhe nga Kupa e Shqiperise.

Prandaj, impenjimi i tyre ne kete edicion do te jete jo i vogel. Ndersa te tjera perballje interesante ne kete tur jane edhe ndeshjet “derbi” te Kategorise se Pare mes Ades e Partizanit dhe Elbasanit. Te kuqte kryeqytetas, te drejtuar nga trajneri i ri Skerdi Bejzade, do te duhet te kthehen sot ne “vendin e krimit” ne Velipoje, ku vetem pak jave me pare pesuan edhe humbjen e turpshme 0-5. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshja e pare luhet ne fushen e skuadres te renditur me dobet. Fituese ne fuqi e Kupes se Shqiperise eshte Flamurtari. Partizani eshte skuadra qe e ka fituar me shume here ate, 15.

Grupi A
14.30 Luzi-Tirana
14.30 Mamurras-Dinamo
14.30 Memaliaj-Shkumbini
14.30 Pogradeci-Besa
14.30 Beselidhja-Laci  
14.30 Sopoti-Kastrioti
14.30 Turbina-Bylis
14.30 Burreli-Lushnja  

Grupi B
14.30 Tomori-Vllaznia
14.30 Vlora-Teuta
14.30 Gramshi-Flamurtari
14.30 B.Sport-Apolonia
14.30 Skrapari-Skenderbeu
14.30 Luftetari-Gramozi
14.30 Ada-Partizani
14.30 Kamza-Elbasani  

Top Channel