Kufiri ujor Dule, Rames: Jo per konsum politik

21/10/2009 08:25

Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut thellon qendrimet kontradiktore me Partine Socialiste.

Brenda pak ditesh, PBDNJ ka dhene dy sinjale te forta qe flasin per krisje te aleances. Rasti i pare eshte ai kur kreu i PBDNJ-se theu bojkotin e opozites per zgjedhjet e pjesshme lokale. Se dyti eshte marreveshja e kufijve ujore mes Shqiperise dhe Greqise qe ka pozicionuar Vangjel Dulen kunder Partise Socialiste, me te cilen beri koalicion ne zgjedhjet e 28 qershorit.

I vetmi deputet qe perfaqeson PBDNJ-ne ne Parlament deklarohet kunder ankimimit te marreveshjes Shqiperi-Greqi ne Gjykaten Kushtetuese. Ne te njejten dite qe perfaqesuesi i PS-se, Saimir Tahiri dorezoi ankimimin kunder kesaj marreveshjeje, deputeti Dule kerkoi qe te mos behet politike me ceshtjet diplomatike.

Dule shkon edhe me tej duke komentuar edhe aleancen qe forca e tij politike ka nenshkruar me Partine Socialiste. “Duhet me cdo kusht qe marredheniet e jashtme, marredheniet me partneret tane t’i leme pertej perplasjes politike, aq me teper mikropartiake te dites qe mbizoteron me teprice ne realitetet tona politike”, thote Dule.

Kryetari i PDBNJ-se i ka kthyer pergjigje pretendimeve te Partise Socialiste per “shitje” te nje siperfaqeje te konsiderueshme ujore dhe per aferen korruptive qe ka shoqeruar kete marreveshje. Ai e quan te drejte te cdo individi ne demokraci dhe te drejte per cdo formacion politik qe te vihet ne dijeni per zhvillimet dhe te kerkoje transparence. “Por kur kjo transparence karakterizohet nga koniunkturialiteti, kur karakterizohet nga tendencioziteti dhe kerkohet ne nje kohe te dyte, atehere vete ne parim prishet thelbi i transparences”, vlereson Dule.

PBDNJ eshte e vleresimit se Shqiperia eshte ne te tjera kohe dhe se thirrja, dhe revokimi i zerave te se shkuares per t’i sherbyer interesave te se sotmes dhe te se ardhmes konsiderohet nga Dule si nje eksperiment i deshtuar. Kreu i PBDNJ-se e cileson si te dyshimte qellimin e kontestimit te ketij dokumenti nga opozita.

Dule komenton edhe raportet e tij me Edi Ramen dhe thote se nuk behet fjale per nje aleance e cila e lidh PBDNJ dhe PS ne martese. “Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nuk eshte e martuar me aleanca”, thote Dule. Sipas tij, PBDNJ behet, lidhet dhe investohet ne aleanca me objektiva te caktuara. “Rrjedhimisht PBDNJ ka mendimin e vet, vleresimin e vet dhe kriterin e vet te te ushtruarit politike”, thote Dule.

Duket se PBDNJ eshte e destinuar te beje oponencen edhe brenda ‘folezes’ se saj. Mendimi ndryshe nuk ishte vetem gjate kohes se bashkepunimit me Partine Demokratike ku qeverisi per kater vjet, por nje parim qe vazhdon te ndiqet edhe tashme qe kjo force politike ben pjese ne koalicionin e majte. Duket se kreu i PBDNJ-se nuk eshte fort i shqetesuar se si do te ndikoje qendrimi i tij ne marredheniet e PBDNJ-se me Partine Socialiste apo me partite e tjera qe kundershtojne kete marreveshje.

Kete here, Vangjel Dule duke kujtuar kohet e vjetra kur bashkeqeveriste me Sali Berishen, mbeshtet paktin e kufijve me Greqine dhe thote se eshte koha qe Shqiperia te nenshkruaje marreveshje te tilla te standardeve europiane. Dule komenton se kete qendrim e mban per shkak se PBDNJ ka mendimin e vet, kriterin e vet dhe vleresimin e vet te te ushtruarit politike. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA