Belgjika eshte shteti i pare me te cilin Kosova ka nenshkruar marreveshjen per riatdhesimin e atyre kosovareve qe u eshte refuzuar azili ne kete vend.

Pas Belgjikes pritet qe marreveshja ne fjale te nenshkruhet edhe me vende te tjera evropiane. BE e vlereson ate si nje kusht per perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave.

Autoritetet kosovare bejne te ditur se perparesi do t’i kushtohet marreveshjes me vende si Gjermania, Zvicra, Norvegjia, Austria dhe Hungaria. Marreveshja do te mbuloje kthimin ne Kosove te personave qe u eshte refuzuar qendrimi ne keto vende.

Persa i perket Belgjikes, nuk pritet te kete nje numer te madh riatdhesimi, pasi nje numer i madh kosovaresh qe jetojne ne kete shtet jane kthyer ne vend, ndersa nje pjese kane rregulluar lejen e qendrimit.

Top Channel