Kombetarja Under-19 ka barazuar 1-1 ne miqesoren e pare te luajtur te marten me Qipron.
Edhe pse ka kaluar e para ne avantazh ne fushen e “Niko Dovanes” te Durresit, skuadra e drejtuar nga Ramadan Shehu nuk ka arritur ta mbylle takimin me fitore. Kuqezinjte zhbllokuan rezultatin ne minuten e 60, me talentin shkodran Bekim Bala.
Pas dy golave ne fundjave, qe nxoren Vllaznine nga kriza e rezultateve, sulmuesi ishte njeri prej lojtareve me te mire ne fushe, deri ne momentin kur u zevendesua per t’i lene vendin Vajushit. Por, festa e 19-vjecareve shqiptare zgjati vetem 5 minuta, pasi qipriotet barazuan shifrat me Alkiviadun.
Sot, ne oren 15.00, dy perfaqesueset do te zhvillojne nje tjeter miqesore, por kete here ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” te Elbasanit. Nderkohe, miqesoret e “kthimit” do te luhen ndermjet datave 5 dhe 7 nentor ne ishullin e Aferdites. Keto ndeshje zhvillohen si pergatitje per Kampionatin Europian U-19, nga 12 deri me 18 nentor ne San Marino.
Top Channel