Greqi, bomba ndaj Dhomes se Tregtise
21/10/2009 08:45
Serish akte vandalizmi ne Greqi ku njerez ende te paidentifikuar kane hedhur disa bomba ne qytetin e Selanikut.
Bombat artizanale jane hedhur ne drejtim te nderteses se Dhomes se Tregtise italo-greke, duke shkaktuar vetem deme materiale. Ngjarja ndodhi rreth ores 5 te mengjesit me oren lokale. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje per te nisur hetimet.
Akte te tilla te ngjashme ne te shkuaren i kane marre persiper organizatat dhe grupet e majta qe veprojne prej vitesh ne Greqi.
Top Channel