Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia ne veprim” publikoi sot raportin e pare mbi fushaten elektorale qe ka nisur ne Kosove, ne te cilin konstatohen nje sere shkeljesh nga subjektet politike.

Se pari raporti e ve theksin tek perdorimi i femijeve ne fushate, veprim qe sipas tij eshte kryer nga partite me te medha te Kosoves.

Nje tjeter pike qe kritikohet ne raport eshte edhe perdorimi i veturave zyrtare nga qeveritaret, per qellime partiake.

Gjithashtu, raporti denoncon edhe zyrtare komunale, disa prej te cileve braktisin punen per te marre pjese ne fushate, ndersa te tjere qe marrin pjese ne zgjedhje nuk kane dhene doreheqjen nga postet aktuale.

Top Channel