Nuk do te kete asnje ndryshim ne strukturen e policise bashkiake te Durresit, pavaresisht nevojes se paraqitur per me shume efektiva ne perballimin e punes.
Keshilli bashkiak ka hedhur keshtu poshte kerkesen e drejtuar Keshillit te Ministrave per ndryshim te struktures se policise bashkiake. Nje vendim i Keshillit te Ministrave ne korrikun e vitit 2002 percaktonte strukturen e kesaj policie ne Durres me 20 punonjes.
7 vjet me pas, situata me te cilen po perballet policia bashkiake eshte e ndryshme. Detyrat funksionale jane rritur dhe po ashtu edhe territori e popullsia ne te cilen vepron. Kjo eshte nje nga strukturat e perfolura dhe vitin e fundit ka kaluar dhe permes arrestimit te bujshem te disa prej punonjesve te saj te akuzuar per shperdorim detyre dhe korrupsion.
“Duke hasur mjaft veshtiresi ne kryerjen e detyrave funksionale te policise bashkiake me strukturen aktuale, ne kerkuam nga Keshilli Bashkiak qe te miratoje kerkesen drejtuar KM-se per ndryshimin e VKM-se nr.313 te dates 01.07.2002, per sa i perket numrit te punonjesve te policise bashkiake per qytetin e Durresit nga 20 ne 30 punonjes policie. Kerkesa bazohet ne argumente bindese”, shprehet shefi i policise bashkiake, Adriatik Velaj.
E gjithe administrata bashkiake e mbeshteti ne kete kerkese, por ajo u hodh poshte nga keshilltaret vendore me shumice votash. Keshilltaret demokrate dhe ata te LSI-se votuan kunder dhe ne Bashkine e Durresit shprehen se kjo do te reflektohet ne punen e kesaj strukture per periudhen ne vazhdim. Shume shpesh qytetaret durrsake i drejtohen policise bashkiake per te zgjidhur konfliktet, problemet qe kane ne zonat e tyre te banimit, po jo ne pak raste hasen ne zvarritje te zgjidhjes se problemit dhe marrjes se nje pergjigjeje qe shtyn ne kohe nderhyrjen. Ne bashki pretendojne se kjo ndodh per shkak te angazhimeve te shumta.
Qytetaret besojne se punonjesit e policise bashkiake, ashtu si dhe shume struktura te tjera e institucione qe ofrojne sherbime per ta, nuk bejne gje tjeter vecse i sorollatin dhe pas kesaj fshihet kerkesa e heshtur per ryshfet. Bashkia e Durresit me kerkesen per rritjen ne masen 50 per qind te punonjesve e ka argumentuar me ngarkesen e larte permes rritjes se detyrimeve, perfshire ketu dhe rritjen e ankesave te qytetareve qe kerkojne nderhyrje ne terren. Nevoja per te pasur nen kontroll te gjithe territorin e qytetit, sidomos lagjet periferike dhe ato informale te tij ne prag legalizimi, kerkon rritjen e numrit te punonjesve te policise bashkiake.
Sezoni turistik dhe problemet e tij, shtimi i numrit te biznesit te vogel qe ka kaluar prane bashkive dhe per vjeljen e taksave kerkohet angazhimi i policise bashkiake, kane nxjerre ne pah nevojen per shtim te kesaj strukture, qe njekohesisht duhet te mbeshtese dhe Inspektoratin e Ndertimit ne permbushjen e detyrave. Por, kerkesa qe Bashkia e Durresit i drejton Keshillit te Ministrave per ndryshim te numrit te efektivave policore bashkiake, duhet me pare te marre miratimin e keshilltareve lokale, te cilet ne mbledhjen e fundit e kane hedhur poshte ate. Me shumice votash nuk eshte miratuar ne Keshillin Bashkiak te Durresit as ndryshimi i kerkuar per strukturen e Inspektoratit te Ndertimit ne qytet.
Top Channel