
Jenson Button nuk kerkon skuderi te tjera per te vazhduar karrieren. Kampioni i botes deshiron te qendroje tek Brawn GP qe i dha mundesine te realizonte nje enderr gati te paaritshme per shkak te dominimit te dyshes Ferrari-McLaren.
“Nuk jam si ata pilote qe kerkojne ndonje skuderi me te madhe per te fituar me shume. Ajo qe une dua eshte te vazhdoj te drejtoj nje makine dhe te fitoj gara”, shprehet Button nga Anglia ku u kthye pas gares se Interlagosit ne Brazil.
“Deshiroj te qendroj tek Brawn edhe pse nuk kemi folur ende. Nese vitin tjeter do garoj me nje makine te mire dhe Lewis do jete ne te njejtin nivel Formula 1 do jete me entuziazmuese. Vecanerisht per publikun britanik”, thekson piloti i ri.
Top Channel