Brus: Liverpuli shenonte nese kalonte mbi Canen

21/10/2009 08:30

Vazhdon ne Angli jehona e Lorik Canes, pas asaj paraqitjeje te shkelqyer ne ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Liverpulit te shtunen.

Ai qe nuk rresht se thururi elozhe per shqiptarin eshte trajneri i tij te Sanderlendi, Stiv Brus. “Eshte gabim te flasesh per individe, por besoj se te gjithe e pate vete, sqaroi tekniku i Brus. Performaca e tij, sidomos ne pjesen e dyte, ishte e mrekullueshme si futbollist dhe si kapiten. Liverpuli mund te shenonte vetem nese kalonte mbi trupin e Canes”.

Nderkohe qe vete mesfushori shqiptar eshte rikthyer serish te flase ne mediat angleze per triumfin e se shtunes, i cili u arrit fale nje goli qe solli shume polemika ne Premier League. “Ishte dicka e mrekullueshme, u shpreh Cana. Nuk e kisha pare kurre nje gje te tille dhe sigurisht ata nuk e kane te lehte ta pranojne”.

Ndersa menjehere pas kesaj ndeshje kane reaguar edhe tifozet e Arsenalit, skuadres qe e kishte emrin e shqiptarit ne listen e merkatos se veres kaluar. Ata kembengulin se Arsen Venger duhet te jete menduar qe nuk e bleu Canen, i cili do te ishte nje perforcim shume i mire ne mesfushen e Arsenalit gjate ketij sezoni”.   
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA