A/H1N1, sot nis shperndarja e vaksinave

21/10/2009 08:05

Do te jene femijet, personeli shendetesor, grate shtatzena dhe pacientet kronike ata qe do te marrin te paret vaksinen specifike te gripit te derrit.

Pas zhdoganimit te sasive te para, 10 mije doza, stoku i tyre ndodhet ne “inventar” te Institutit te Shendetit Publik. Por nga sot, sipas Ministrise se Shendetesise do te nise edhe shperndarja e vaksinave per grupet prioritare.

“Do te jene te paret femijet, grate shtatzena, personeli shendetesor ata qe do te marrin vaksinen. Do te nise shperndarja nga sot. Nderkohe qe programi i shperndarjes, sipas kategorive me te rendesishme, eshte miratuar dhe pritet te vihet ne zbatim. Sigurisht qe nuk do te jete i gjithe personeli shendetesor qe do te marre vaksinen, por grupet e mjekeve qe jane me prane me virusin dhe punojne ne sherbimet e infektivit, reanimacionit”, tha drejtori i Politikave Shendetesore, ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero.

Sipas tij, ne fund te vitit, fillim te janarit, pritet te mberrijne ne vend edhe stoku i dyte i vaksinave specifike te gripit te derrit AH1N1. Do te jene 15 mije doza te tjera qe do te blihen nga Ministria e Shendetesise, ne baze te marreveshjes se nenshkruar me firmen farmaceutike hungareze.

Dy dite me pare eshte magazinuar ne frigoriferet e Institutit te Shendetit Publik sasia e pare e vaksines kunder gripit AH1N1. Kjo prej 10 mije ampulash 0.5 ml, te shoqeruara me shiringat perkatese, ndodhen nen administrimin e ISHP. Vaksina Fluval P, e prodhuesit hungarez “Omninvest”, ben pjese ne listen e tete vaksinave te licencuara nga agjencia rregullatore e Bashkimit Europian.

Fluval P permban virusin e inaktivuar dhe adjuvantin me baze fosfat alumini. Ajo eshte e prodhuar nga derivate te vezes dhe per kete arsye nuk jepet te personat me alergji ndaj vezes. Gjithashtu vaksina nuk aplikohet per femijet nen 1 vjec. Per personat mbi 12 vjec aplikohet doze e plote prej 0.5 ml, ndersa per femijet nga 12 muajsh deri 12 vjec perdoret gjysma e dozes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA