Votimet e pjesshme, perplasje ne PD

20/10/2009 08:10

Kryesia e ngushte e Partise  Demokratike nuk ka arritur te dale ne nje qendrim te qarte sa u takon kandidateve per zgjedhjet e pjesshme lokale te 15 nentorit.

Ne mbledhjen e djeshme, e cila u zhvillua ne oret e vona te mbremjes, PD-ja nuk ka gjetur gjuhen e perbashket per te percaktuar kandidaturen per ne minibashkine numer 10 ne Tirane.

Kryesia ka miratuar vetem kater kandidatura, nderkohe qe per Tiranen, emri i kandidatit qe do te garoje per kryetarin e minibashkise ka sjelle konfrontime dhe debate mes kryetarit te PD-se, dy nenkryetareve, sekretarit te pergjithshem dhe atij organizativ.

Selia blu pritet te zyrtarizoje emrin e kandidatit sot ne nje konference per shtyp. Gjelosh Peplokaj do te garoje nen siglen e PD-se per Komunen Fierze. Ne Otallak do te jete Muharrem Hoxha, ne Klos eshte Ramazan Mjeshtri dhe ne Fushe-Ares eshte Alfred Qasa.

Per here te pare, kryesia e vogel e Partise Demokratike ka hasur veshtiresi per te marre vendime te tilla dhe ndoshta kjo mund te kete ardhur si pasoje e pakenaqesive qe e kane zanafillen ne ndertimin e kabinetit qeveritar.

Burimet prane PD-se jane treguar shume te rezervuar per ate çka ka ndodhur brenda mbledhjes se kryesise, duke cituar vetem se per minibashkine e Tiranes, kandidatura zyrtare e PD-se do te behet me dije diten e marte perpara se kandidaturat te dergohen ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. 

Top Channel