
Nje shkencetar nga shteti i Merilandit, qe dikur punonte per agjencite federale perfshi Departamentin e Mbrojtjes dhe te Energjise eshte arrestuar me dyshimin se ka spiunuar per Izraelin.
Sipas autoriteteve, 53 vjecari David Nozete me dijeni dhe vullnet te plote u perpoq te komunikonte, dergonte dhe transmetonte informacione te klasifikuara sekret, individeve qe ai besonte se ishin oficere te spiunazhit izraelit.
Akuza nuk thote se qeveria e Izraelit apo dikush tjeter i autorizuar nga ajo kishte dhunuar ligjin amerikan. Ne fillim te shtatorit, Nozete u telefonua nga nje njeri qe linte te kuptonte se ishte oficer i zbulimit izraelit, por qe ne te vertete ishte nje agjent sekret i FBI-se.
Nozete i tha agjentit se me pare ai kishte patur poste qe i jepnin mundesine per informacione sekrete dhe se kishte mundesi per te shtene ne dore iformacione te sateliteve amerikane. Sipas akuzes, 53- vjecari ofroi te jepte informacione ne kembim te parave.
Top Channel