Delegacioni i Serbise ka braktisur punimet e konferences kushtuar veprimit global kunder trafikimit me qenie njerezore, e cila po mbahet ne Bruksel.

Sipas RTK-se, largimi eshte bere ne shenje proteste per pranine e deklegacionit kosovar.

Nen organizimin e Presidences suedeze qe kryeson Bashkimin Evropian ne Bruksel ka hapur punimet konferenca nderministrore e BE-se me temen “Drejt veprimit global kunder trafikimit me qenie njerezore”, ne te cilen Republika e Kosoves eshte perfaqesuar nga ministri i Puneve te Brendshme Zenun Pajaziti dhe ministrja e Drejtesise Nekibe Kelmendi.
Republika e Kosoves tashme konsiderohet partner ne iniciativa edhe me te gjera per luftimin e formave te ndryshme te krimit te organizuar.

Pjesemarrja eshte shfrytezuar nga delegacioni kosovar edhe per takime te shumta bilaterale me perfaqesues te vendeve pjesemarrese ne konference.

Top Channel