Serbet ne kerkim te vajzave shqiptare

20/10/2009 20:15

Serbi Vidan Mitrovic banon 40 kilometra prane Beogradit dhe ka ardhur ne fshatin Grude te Shkodres sebashku me familjaret e tij per nje vizite te pazakonte.

Ai do martohet dhe per kete ka gjetur nje nuse shqiptare. Diana, vajza e familjes Isufi ka shkuar vete ne Beograd dhe ka pare nga afer dhendrrin dhe familjen e tij. Ata tashme jane ne Shkoder per te marre pjese ne ceremonite e fejeses se ciftit te ri.

Serbe e shqiptare bashke urojne njeri-tjetrin per kete krushqi mes tyre ne nje menyre qe per asnje nga palet nuk duket e huaj. Fjalet shqip dhe serbisht perzihen me trokitjen e gotave ndersa familjaret e ciftit te ri perloten nga gezimi. Vajza qe do martohet eshte e lumtur. Me pas te dyja familjet dalin sepse cifti duhet te shkembeje dhuratat e fejeses. Festa nis ne nje nga lokalet ne breg te liqenit te Shkodres.

“Vij nga  rrethinat e Uzhices qe eshte 40 km larg Beogradit. Kam ardhur per te kerkuar shansin e jetes time. Kam degjuar se vajzat shqiptare jane te ndershme e te rregullta per familje. Ne Beograd vajzat po pelqejne te shkojne drejt perendimit ndaj po kerkoj vajza ne Shqiperi”, shprehet dhenderri. Ai thote se nuk ka asnje paragjykim ndaj shqiptareve sepse 22 vite me pare shoket me te ngushte ne ushtri ishin kosovaret.

E gjithe kjo histori e ka zanafillen te lidhjet qe kane krijuar organizatat e minoritetit serb ne Shqiperi, ne dyret e te ciles ka gjithmone serbe qe interesohen per t’u martuar, vecanerisht ne Shkoder. Gezim Gjoka e ka kthyer ne biznes deshiren e serbeve per te patur nuse shqiptare. Ai thote se kerkesat jane te shumta per shkak te disa cilesive qe kane vajzat shqiptare. Cdo martese behet kundrejt nje pagese nga ana e dhendrit serb prane nje kompanie serbe te ashtuquajtur konsulence familjare.

“Puna po ecen shume mire ne dy  krahet si me vajzat ashtu me djemte. Deri tani nuk kemi pasur asnje problem, pasi lidhjet martesore qe kemi bere kane ecur shume mire. Si ciftet ashtu dhe familjet e tyre jane teper te kenaqur per miqesine qe kane krijuar. Vajzat shqiptare jane teper te sjellshme kemi gjetur nje ralitet per t’u admiruar. Deri tani nuk asnje paragjykim mes djemve e vajzave ne lidhje me etnine dhe fene. Kemi shume vajza katolike dhe myslimane qe jane martuar me djem ortodokse serbe dhe gjithcka ka funksionuar shume mire”, thekson  Vuko Zecevic.

Top Channel