Rrezimi i pallatit, jepet pretenca per te akuzuarit

20/10/2009 17:30

Gati nje vit pas rrezimit te pallatit ne lagjen ‘11 Janari’ te Gjirokastres prokuroret e ceshtjes kane dhene pretencen per 7 te akuzuarit si shkaktare te tragjedise qe u mori 3 personave dhe la pa strehe 14 familje.

38 vite burg dhe gjoba te ndryshme qe shkojne deri ne 2.4 milione leke jane kerkuar nga organi i akuzes per te pandehurit.

Presidenti i shoqerise “Arti Sh.P.K, Sotiraq Janora i akuzuar per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese sipas prokurorise duhet te denohet me 21 vite burg, ndersa te pandehurit e tjere te cilet akuzohen per shperdorim detyre dhe shkaterrim te prones me dashje do te vuajne denime me te lehta sipas prokuroreve te ceshtjes.

Ne tentativen per te hapur sheshin e ndertimit nga nje firme ndertuese qe do te ngrinte nje qender tregtare eshte rrezuar totalisht nje pallat 5 katesh ne Gjirokaster.

Banoret e mbetur pa strehe kerkojne demshperblim nga firma ndertuese nderkohe qe deri tani kane marre vetem 3.1 milione leke. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA