PD, zv.ministra edhe aleateve pa deputete

20/10/2009 08:20

Vendet bosh ne rang zevendesministrash dhe mundesia per te marre timonin e drejtorive nen varesi te Keshillit te Ministrave mban gjalle shpresat e aleateve te Partise Demokratike.

Aleatet, te cilet nuk kane mundur ende te “kafshojne mollen” e pushtetit, jane Lufter Xhuveli, Nikolle Lesi, Arjan Starova, por edhe shume te tjere.

Pakti qe Partia Demokratike ka bere me keta kryetare partish jane poste te rendesishme, te cilat fillojne me zv.ministrat dhe perfundojne me drejtore te institucioneve kryesore.

Ekrem Spahia vazhdon te mbaje postin e zv.ministrit te Kultures, nderkohe qe nje tjeter aleat pritet te pozicionohet ne kete post. Partia Levizja e Legalitetit arriti te marre ne zgjedhjet e 28 qershorit 10711 vota.

Nga aleatet e PD-se, qe sot jane jashte Kuvendit, partia me e votuar ka qene ajo e Lufter Xhuvelit. Keshilli i Ministrave ende nuk e ka zbardhur postin qe do te marre kreu i PAA-se, parti qe ne rang kombetar arriti te marre 13.296 vota, te cilat i shkuan ne favor PD-se ne rezultatin final.

Ministria e Kultures, ajo e Mjedisit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtesise pritet te jene dikasteret per te cilat kryetaret e partive te vogla jane duke kerkuar si shperblim te votave qe i dhane PD-se me 28 qershor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta