Rinis kontrolli i ambienteve publike, ne perpjekje per te zbatuar ligjin antiduhan.
Inspektoriati Sanitar dhe Drejtoria e Shendetiti Publik kane nxjerre ne terren inspektoret per te vendosur gjoba ndaj subjekteve qe shkelin kete ligj. Aksioni ka nisur nga Qendra Spitalore Universitare.
Ndonese eshte kerkuar ndryshimi i disa amendamenteve qe lehtesojne zbatimin e ligjit antiduhan nga shkelesit e tij, Ministria e Shendetesise kerkon angazhimin e te gjitha strukturave shteterore per disiplinimin e duhanpiresve nepermjet ndeshkimit te subjekteve.
Gjobat per pronaret e lokaleve ku kapen duhanpires qe e konsumojne ate ne ambiente publike fillojne nga 50 mije leke te reja e lart, te cilat ndonese vilen me vonese, nuk mbeten pa u ekzekutuar .
Top Channel