
Ministri i Jashtem, Ilir Meta, deklaroi dje se ratifikimi i marreveshjes se kufirit detar me Greqine u shty per arsye transparence, aq me shume kur vemendja ndaj saj eshte rritur.
“Çeshtja ka qene ne rendin e dites se Kuvendit. Shtyrja e ratifikimit eshte bere per t’u dhene kohe te gjitheve qe te jene te bindur dhe te berit sa me teper transparent te procesit”, theksoi Meta.
Ai ftoi te gjitha palet te shkojne ne Ministrine e Jashtme e te ballafaqojne mendimet dhe matjet e tyre, duke garantuar edhe njehere se marreveshja e detit me Greqine ka qene e domosdoshme dhe nuk i ka falur Greqise asnje milimeter hapesire detare.
“Kjo eshte marreveshje e domosdoshme, sepse vetem permireson percaktimin e ketij kufiri. Absolutisht qe ndarja eshte bere ne interesin e Shqiperise sikurse edhe te Greqise ne paritet te plote”, nenvizoi ministri i Jashtem.
Top Channel